Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), po shqyrtojnë një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të muskujve të zemrës (miokardit) tek adoleshentët dhe të rriturit që ndodhën brenda disa ditësh nga marrja e dozës së dytë të vaksinimit COVID.
Rreth 10 raste të miokarditit ndodhin për çdo 100,000 njerëz në popullatën e përgjithshme, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Nuk dihet ende nëse ekziston një korrelacion midis vaksinimit COVID dhe një rrezik në rritje të miokarditit.
Sidoqoftë duke u sëmurë me COVID-19, ky infeksion ju vë gjithashtu në rrezik për miokardit dhe për probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, duke e bërë vaksinimin më të rëndësishëm.
Një numër i vogël i adoleshentëve dhe të rriturve kanë zhvilluar një gjendje inflamatore të muskujve të zemrës (miokardit) pasi kanë marrë një vaksinim COVID-19.
Asnjë lidhje nuk është vendosur midis gjendjes dhe vaksinimit, por rastet po hetohen nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Të rriturit (më shumë meshkuj sesa femra) zhvilluan simptoma të miokarditit brenda katër ditësh nga marrja e dozës së dytë të vaksinave Moderna ose Pfizer/BioNTech – të dyja këto me mekanizëm bazë me ARNm.
Tani për tani, CDC po u kërkon profesionistëve të kujdesit shëndetësor të kërkojnë simptoma të pazakonta të zemrës tek të rinjtë që kanë marrë ndonjë nga tre vaksinat COVID-19 që janë aprovuar në Shtetet e Bashkuara.
Çfarë është miokarditi?
Miokarditi është një inflamacion i muskujve të zemrës. Gjendja mund të jetë e lehtë deri në formën e rëndë dhe të përfshijë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje gjoksi, aritmi zemre dhe në raste të rënda, arrest kardiak. Miokarditi zakonisht shkaktohet nga infeksione virale ose bakteriale. /Gazeta Shneta/