Arben Vitia sot pritet të jap dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet zëvendësministrja Dafina Gexha.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të mbajë sot një konferencë për media në ora 11:00, ku pritet të deklarojë dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Shneta.
Dorëheqja e Vitisë vjen pasi ai u kandidua për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai mbajti këtë pozitë që nga marsi kur erdhi në pushtet LVV-ja, si dhe në Qeverinë Kurti 1 në gjysmën e parë të vitit 2020.
Në vend të Vitisë pritet të emërohet ushtruese e detyrës zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku.
Ajo është epidemiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërsa është emëruar në pozitën e zv.ministres nga Qeveria Kurti. /Gazeta Shneta/