Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj kërkon shkarkimin e ministrit Vitia për keqmenaxhim të pandemisë

Lajme 20/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit tha se masat e liruara gjatë sezonit veror kundër përhapjes së koronavirusit do të jenë njollë në institucionet tona, duke shkaktuar shumë vdekje.

Ai tha se Ministri i Shëndetësisë është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet të shkarkohet. Sipas tij Qeveria hoqi dorë nga menaxhimi i pandemisë.

“Pas një vere e cila la shumë pasoja, ne duhet së paku të shprehim ngushëllime për qytetarët që humbën më të dashurit e tyre me COVID-19, por mbi të gjitha humbën besimin, shpresën nga papërgjegjësia nga keqmenaxhimi më mirë të themi nga mosmenaxhimi fare i tërësishëm dhe heqja dorë e menaxhimit me pandeminë COVID-19. Paralajmërimet tona në muajin qershor e korrik, qeveria jo vetëm që i neglizhoi, por filloi duke u tallur ashtu siç ishte tallur e kishte përdorur pandeminë vitin e kaluar, e të sabotonte punën e institucioneve shëndetësore dhe kryerjen e detyrave të Qeverisë”, tha Zemaj në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

“Më 2 gusht ishte hedhur alarmi se variant Delta ka përfshirë në masë të madhe në shpërndarjen e infeksionit, kryeministri Kurtid he Ministri i Shëndetësisë dolën duke u krekosur se pandemia ka marrë fund dhe qytetarët mund të ndihen të lirë të jetojnë e veprojnë, pa mbikëqyrje të masave pa kufizime dhe pa kujdes të veçantë në ruajtjen e shëndetit publik, kjo prodhoi pasoja të tmerrshme. Masa të papërgjegjshme që do të jenë njollë në insitucionet tona…Kur infeksioni u 10 fishua, qeveria vazhdoi me relaksimin e masave. Largoi punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët dhe u fshehën”, u shpreh tutje ai.

Artikulli paraprakSulmohet një punëtor i Spitalit të Mitrovicës nga familjarët e pacientit, sindikata organizon protestë
Artikulli i rradhës Vitia thotë se Kosova e ka tejkaluar variantin Delta më shpejt sesa Izraeli e SHBA

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.