Qeveria e Kosovës ka paguar 15 milionë euro borxh të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2023.
Qeveria e Kosovës ka marr përsipër vitin e kaluar që të paguaj 15 milionë Euro borxhe të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndaj institucioneve private shëndetësore në Kosovë dhe jashtë, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është duke raportuar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa. Ai ka thënë se Fondi vitin e kaluar në total ka shpenzuar mbi 22 milionë Euro.
“Vitin e kaluar janë shpenzuar 15 milionë Euro shtesë për borxhet, buxhet ky i siguruar nga Qeveria. Gjatë vitit 2023 përveç borxhit janë shpenzuar mbi 22 milionë euro. Është arritur pagesa e borxhit dhe është përmirësuar imazhi i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Vitia.
Ai ka thënë se në Udhëzimin e ri Administrativ është vendosur lista e çmimeve referente e cila sipas tij do të parandalojë keqpërdorimet.
Vitia ka deklaruar se po MSh po punon që shërbimet që paguhen nga Fondi jashtë vendit, të fillojnë edhe në institucionet publike shëndetësore. /Gazeta Shneta/