Bujar Vitija, drejtor dhe kryeredaktor i Gazeta Shneta, ka debatuar me Xhafer Tahirin në Debat Plus.
Vitija ka kërkuar përgjegjësi nga Tahiri, si kryetar i një prej komunave më të prekura nga COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
“I takoni partisë që i takon më së shumti përgjegjësia për gjendjen e shëndetësisë. Keni spital rajonal, çka mund të konsiderohet luks në këtë situatë. Duhet të jepni përgjegjësi si kryetar komune”, u shpreh Vitija.
“Pse ka qytetarë në qendër të qytetit pas orës 21:00. Ju jeni kryetar i komunës, keni përgjegjësi”, shtoi tutje gazetari Vitija.
Xhaferi në anën e tij, deklaroi se komunat janë model për menaxhimin e shëndetësisë. /Gazeta Shneta/