Ministria e Shëndetësisë sot ka dërguar një përgjigje në adresë të Gazetës Shneta ku thonë se nuk e kanë ditur për lidhjen familjare të Shkumbin Spahiut me deputeten Mimoza Kusari-Lila.
Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur sot Gazetës Shneta lidhur me raportimin e djeshëm për emërimin e Shkumbin Spahiut në Bordin e Ankesave në AKPM, i cili është dhëndër i deputetes së LVV-së Mimoza Kusari-Lila.
Sipas MSH-së, ud.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku e cila e ka emëruar Spahiun në këtë Bord, nuk e paska ditur se ai ka lidhje familjare me Kusari-Lilën.
“Mund të ju informojmë që për lidhjen familjare të z. Shkumbin Spahiu me deputeten Kusari Lila kemi kuptuar vetëm pas raportimit të mediumit tuaj, dhe ju sigurojmë që emërimi i tij në bordin për ankesa në AKPPM ka qenë vetëm si rezultat i profilit të tij profesional, mbështetur në UA 05/2015 Bordi i ankesave dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndikimi politik”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Spahiu është emëruar në Bordin e Ankesave të AKPM-së me vendim të ud.ministres Gexha-Bunjaku më 31 tetor. /Gazeta Shneta/
Gexha-Bunjaku emëroi dhëndrin e Mimoza Kusari-Lilës në Bordin e Ankesave në AKPM