Ministria e Shëndetësisë ka marr rezultatin e mostrave të analizuara për variantin Omicron në Gjermani, të cilat kanë rezultuar negative.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Në një intervistë në RTK ai ka thënë se mostrat kanë rezultuar negative, transmeton Gazeta Shneta.
“Mostrat që janë dërguar më 20 dhjetor, kanë rezultuar negative, pra nuk e kemi asnjë rast të Omicronit për momentin”, ka deklaruar Latifi.
Ministri ka deklaruar se nuk pritet të ketë ndryshim të masave që janë në fuqi, për shkak se duhet të ruhet qetësia që ekziston aktualisht.
“Ndryshimi i masave varet nga numri i rasteve të Covid-it. Unë ju them edhe një herë bashkëatdhetarëve që dhurata më e mirë është që të vijnë shëndosh, me qëndru dhe me u rikthy shëndosh, duke i respektuar masat. Shumë vende më të zhvilluara sesa ne po mbyllen sepse nuk po duan të përballen me fatkeqësi të Covidit. Prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë këtij muaji”, ka deklaruar Latifi. /Gazeta Shneta/