Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vjosa Osmani reagon pas rastit në Gadime: Femicidi është krizë kombëtare, kërkohet veprim pa asnjë tolerim

Lajme 25/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të fundit të dhunës në familje që ndodhi në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht që kishte urdhër aktiv mbrojtjeje.

Në një postim në Facebook, Osmani e ka cilësuar femicidin si një plagë të hapur dhe një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë kosovare.

“Femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur. Jo thjesht një problem. Jo një statistikë. Por, një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë sonë, ditë pas dite”, ka shkruar ajo.

Presidentja theksoi se rasti në Gadime nuk është thjesht një tjetër episod i dhunës në familje, por tregues i dështimit të sistemit për të mbrojtur viktimat.

“Ajo që ndodhi në Gadime të Ulët nuk është thjesht ‘një rast tjetër’. Një grua, edhe pse e mbrojtur me urdhër aktiv, u sulmua barbarisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj. Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se statistikat po flasin qartë për rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke bërë thirrje për zbatim të rreptë të ligjit dhe reagim të menjëhershëm të institucioneve.

“Numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje po na e thotë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë – po!”, theksoi Presidentja.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Osmani apeloi për veprim konkret dhe të pakompromis.

“Apeloj për VEPRIM. Me përgjegjësi. Me kujdes. Pa asnjë tolerim. Ashtu siç e kërkon ligji. Ashtu siç e meriton çdo grua dhe vajzë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo, duke shtuar se çdo neglizhencë mund të jetë fatale.

Artikulli paraprakNjë mjeke portugeze arrestohet për mashtrim me receta Ozempic në emër të humbjes së peshës
Artikulli i rradhës Ekspozimi i tepruar ndaj ekraneve mund të ngadalësojë aftësitë e nxënies te fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.