Një vogëlushi 16 muajsh i janë hequr me sukses gishtat e tepërt pas një ndërhyrje në dy duart e tij.
Kyrie Carter nga Kalifornia kishte lindur me dy gishta të mëdhenj në dorën e djathtë dhe me tre të tillë në dorën e majtë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Kirurgët thanë se vogëlushi po e merr vetën dhe babai i tij deklaroi se nuk po mund ta pres ditën kur djali të driblojë me topin e basketbollit.
Në gusht të vitit të kaluar, Kyrie pati një operacion për ta hequr gishtin e tepërt në dorën e majtë, ndërsa muajin e kaluar ndërhyrja u bë në dorën e djathtë. /Gazeta Shneta/