Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar

Lajme 24/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e vdekur të mërkurën mbrëma në banesën e saj në Buchs të Zvicrës.

Rastin e ka konfirmuar policia kantonale e Cyrihut, ndërkaq janë arrestuar tre të dyshuar.

“Pak pas mesnatës, qendra operative e policisë kantonale të Cyrihut mori një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një ndërtesë banimi. Paramedikët, të cilët u dërguan menjëherë në vend të ngjarjes, mundën vetëm të përcaktojnë vdekjen e gruas”, u tha në njoftimin e Policisë kantonale të Cyrihut.

Sipas njohurive të deritanishme të policisë, “71-vjeçarja kosovare u vra”.

“Tre të dyshuar që ishin në shtëpi u arrestuan përkohësisht. Të arrestuarit janë një grua zvicerane dhe dy zviceranë të moshës 48, 51 dhe 27 vjeç”, njoftoi policia kantonale e Cyrihut, raporton Klankosova.tv.

Motivi, rrjedha e ngjarjeve dhe sfondi i krimit nuk janë sqaruar ende dhe po hetohen nga Policia Kantonale e Cyrihut dhe Prokuroria Publike për krime të rënda të dhunshme.

Së bashku me policinë kantonale, u dërguan shërbimi i shpëtimit i Spitalit Limmatttal, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut (IRM), Instituti Ligjor i Cyrihut (FOR) dhe një shtëpi private funerale.

Artikulli paraprakKoha më e mirë për të pirë lëng aloe vera për shëndetin e tretjes
Artikulli i rradhës Vape apo cigare, nuk ka rëndësi — nikotina është toksike për shëndetin e zemrës, thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.