Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VV e emëron Driton Velën anëtar të KShC-së, opozita e quan kapje

Lajme 27/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje e ka emëruar Driton Velën anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë me 57 vota për.

Ministri i Arsimit Hajrulla Çeku i ka dal në mbrojtje Velës duke thënë se Vela ka qenë kandidat për deputet nga LVV në vitin 2019, ndërsa nuk ka mbajtur post politik në tre vitet e fundit siç e parasheh ligji.

Por opozita e ka kritikuar ashpër propozimin dhe emërimin e Velës në këtë post duke e quajtur kapje të pushtetit.

“Si mundeni të sillni një emër të tillë?…PDK jo që nuk e voton, por do ta luftojë çdo herë politizimin e arsimit në Kosovë….Kjo është për turp,” tha Sala Jashari nga PDK.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se lidhja e LVV-së me Driton Velën nuk është vetëm kandidatura e tij për deputet, por edhe emërimi i tij në Komitetin e Listës Esenciale të Barnave, që sipas tij kishte mundësuar krijimin e monopolit të barnave për një kompani farmaceutike.

Mos emërimin e Velës në KShC e ka kundërshtuar edhe organizata ORCA sipas së cilës ai përveç që ka qenë kandidat për deputet, sipas tyre, edhe kishte deklaruar të dhëna të pasakta në rolin e tij akademik.

“Në këtë proces është rikthyer edhe emri i Driton Velës, ish kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Driton Vela në vitin 2023 ishte diskualifikuar nga një proces i ngjashëm për shkak të deklarimeve të pasakta në aplikim, konkretisht për pretendimin se kishte rol akademik si bartës i programi në Universitetin e Prishtinës dhe për paraqitje të pasakta të përvojës së tij akademike. Në tetor të vitit 2025, ai u përfshi në një incident publik me sjellje joakademike gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në shkurt të vitit 2026 i është shqiptuar vërejtje me shkrim nga Universiteti i Prishtinës për cenim të imazhit institucional. Pavarësisht këtij historiku, ai është rekomanduar sërish për një pozitë vendimmarrëse në këtë institucion”, thuhet në reagimin e ORCA-së.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të mbrojë trurin
Artikulli i rradhës Roli i mikrobiomës si biomarker i hershëm për sëmundjen e Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.