Ka shumë mite popullore që pretendojnë të zbulojnë gjininë e foshnjës, si forma e barkut apo dëshirat për ushqime të ëmbla apo të kripura. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk është mbështetur nga shkenca.
Një mit i njohur është se vajzat kanë rrahje më të shpejta të zemrës se djemtë. Po ashtu, sipas teorisë së kafkës, forma e nofullës në ultratinguj supozohet të tregojë gjininë. Por asnjë studim nuk ka vërtetuar këto pretendime, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë vetëm katër mënyra të besueshme për të zbuluar gjininë gjatë shtatzënisë:
Skanimi me ultratinguj (20-javor) – Metoda më e zakonshme, që bëhet midis javës së 18 dhe 21. Në disa raste, pozicioni i foshnjës mund ta bëjë të pamundur përcaktimin e gjinisë.
Testi prenatal joinvaziv (NIPT) – Një test gjaku që mund të zbulojë gjininë që nga java e 10-të. Në Mbretërinë e Bashkuar, ky test ofrohet vetëm në rastet me rrezik për anomali gjenetike dhe nuk përdoret për përcaktimin e gjinisë në sistemin publik shëndetësor.
Amniocenteza – Një procedurë që merret lëngu amniotik për të testuar anomalitë gjenetike. Zakonisht nuk përdoret për të zbuluar gjininë, përveç nëse ka dyshime për një gjendje që prek vetëm një seks.
CVS (marrja e vileve korionike) – E ngjashme me amniocentezën, por bëhet më herët, nga java e 11-të. Edhe kjo metodë përdoret vetëm në raste me rrezik të lartë për sëmundje gjenetike. /Gazeta Shneta/


