Një ultratinguj gjatë shtatëzanisë së hershme është zakonisht një ultratingull transvaginal. Një shkop ultratinguj futet në vaginë, për t’i dhënë një pamje më të qartë dhe më të detajuar të mitrës.
Shumë prindër janë kuriozë të dinë nëse kanë binjakë! Të shohësh binjakë në javën e gjashtë është padyshim e mundur thotë burimi Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Një ultratinguj me binjakë do t’i tregojë foshnjat si dy pika të errëta në mitër.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Kur jeni gjashtë javë shtatzënë, është koha më e hershme dhe e mundshme që të shihni dhe për rrahjet e zemrës së fëmijëve tuaj.
Por nuk është e garantuar të zbulohet herët. Sidomos nëse keni konceptuar pak më vonë sesa prisni, mosha e shtatzënisë së bebes tuaj mund të jetë më pak nga sa mendoni.
Nëse zbulohet, rrahjet e zemrës së bebeve tuaj normalisht do të ishin midis 90 deri 110 rrahje në minutë.
Treguesit e kësaj gjendje me ndihmën e ultratingullit do ua mundësojnë përcjelljen dhe mbarëvajtjen e shtatëzanisë gjerë në fund. /Gazeta Shneta/