Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, përgjatë 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, e konfirmoi se së shpejti do bëhet baba.
Megjithatë, ai nuk bëri të ditur as gjininë e foshnjës, e as në cilin muaj ishte shtatzënë Arjola.
Sidoqoftë, burime pranë familjes kanë konfirmuar për Bordo.al se çifti do të kenë një djalë në vjeshtën e këtij viti.
Se Ajola ishte në pritje të ëmbël u konfirmua disi në “Kurthin e Piter Panit”, ku Veliaj ishte i ftuar. Por lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Erioni dhe Ajola me foto përkatëse në rrjetet sociale, ku kanë uruar fëmijët për 1 qershorin bashkë me rrahjet e zemrës së bebit Veliaj.


