Çaj kamomil është një infuzion bimor i bërë me lule kamomili dhe ujë të ngrohtë.
Çaj kamomil mund t’u jepet foshnjave të moshës gjashtë muajshe ose të moshës më të madhe.
Konsumimi konsiderohet i sigurt pasi fëmija t’i mbushë 1 vjeç, kur gjithashtu futni ushqime të tjera dhe mundësia e alergjive ushqimore është më e vogël, transmeton Gazeta Shneta.
Doza e parë e çajit të kamomilit duhet të jetë 15 mililitra. Nëse foshnja përshtatet mirë me të, atëherë ju mund të filloni t’i jepni 30 mililitra çaj kurdo që foshnja ka dhimbje barku, shqetësime gastrike dhe gjendje të tjera që lehtësohen nga çaji i kamomilit.
Përfitimet e çajit të kamomilit tek bebet
Zvogëlon dhimbjen e barkut: Studimet kanë zbuluar se çaji kamomil ndihmon kontrollin e dhimbjes së barkut në foshnjat. Foshnjat që kanë tendencë të jenë të shqetësuar gjithashtu ndjehen më mirë pas konsumimit të çajit të kamomilës.
Ndihmon fëmijën të fle më mirë: Çaji i kamomilës është një relaksues natyraldhe mund të jetë i dobishëm në rastet kur foshnja ka një orar të ngatërruar të gjumit.
Funksionon si një ndihmues në tretjen e ushqimit: Disa përbërës në kamomilë ndihmojnë në zbutjen e traktit të tretjes, duke ndihmuar në tretjen dhe parandalimin e zhvillimit të gazrave në bark. Çaj kamomili siguron edhe lehtësim nga dhimbjet e stomakut.
Largon inflamacionin: Komponimet antioksiduese në kamomil ulin inflamimin. Kjo veti mund të jetë e dobishme kur fëmija vuan nga një gjendje inflamatore e lëkurës, si një djegie nga dielli ose puçrrat e dalura nga pelenat. Çaji i kamomilës është gjithashtu i dobishëm në reduktimin e inflamacionit dhe acarimit të mishit të dhëmbëve gjatë zhvillimit të tyre./Gazeta Shneta/