Shkencëtarët nga Universiteti Nanyang Technological në Singapor,kanë gjetur një mekanizëm krejtësisht të ri që i jep vulën simptomave të sëmundjes së parkinsonit,transmeton Gazeta Shneta.
Kjo sëmundje ka të bëjë me humbjen e lëvizjes vullnetare,dridhjeve dhe ngurtësisë trupore.
Ky hulumtim jep të dhëna të reja mjaft të rëndësishme në studimet për luftimin e kësaj sëmundjeje.
Ky hulumtim ishte udhëhequr nga Daesoo Kim profesor ne Departamentin e Biologjisë të këtij Universiteti së bashku me disa studiues të tjerë.
Lëvizjet e trupit tonë janë të kontrolluara nga një pjesë e trurit që quhet ganglia, dhe që kjo sëmundje qon deri në mpirjen e sinjaleve nervore,pastaj mungesë të dopaminës.
Megjithatë, kur ekipi hulumtues testoi këtë supozim duke përdorur një teknikë të re eksperimentale të dritës të bazuar tek minjtë, ata zbuluan se në qoftë se udhëzimet e shtypjes nga ganglitë bazë shkaktohen më fort, pjesa motorike e kontrollit të trurit në fakt bëhet hiperaktive.
Ky hiperaktivitet dërgon në ngurtësi muskulare dhe tremor shumë të ngjashme me simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.
Ekipi hulumtues do të mundohet të vazhdoj tutje, duke hetuar se si hiperaktiviteti në neuronet në talamus çon në lëvizje jonormale, si dhe zhvillimin e strategjive terapeutike për sëmundjen duke synuar këtë mekanizëm nervor. /Gazeta Shneta/