Mësoni më shumë në lidhur me benefitet e uthullës së mollës ; se për çfarë përdoret ajo dhe cilat sëmundje i parandalon.
Uthulla e molles, shpesh mendohet se është njëri ndër faktorët që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.Por, fatkeqësisht jo.Në këtë artikull mund të zbuloni avantazhet dhe disavantazhet e uthullës së mollës , shkruan lajmi.net , e transmeton GazetaShneta.
-Nëse e shtoni në perime uthullën e mollës, do ndihmojë në uljen e rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës.
-Nëse e pini me gotë, nuk do ju ndihmojë në humbje të peshës, në fakt do ua irriton sistemin tretës..
– Përdoreni uthullën e mollës në sallatë, jo si ushqim.
Kohëve të fundit është përfolur shumë për përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës, dhe nëse e doni uthullën e mollës dhe e përdorni vetëm në perime dhe sallata, atëherë vazhdoni bëjeni atë. Uthulla e mollës përmban zero kalori dhe nuk paraqet ndonjë problem shëndetësor, vetëm tek ata me sëmundje diabetike.
Por, nëse jeni duke e përdorur uthullën e mollës vetëm sepse keni dëgjuar se mund të humbni peshë, apo edhe për probleme tjera shëndetësore, atëherë lajm i keq: jeni të pafat. Andaj, nëse nuk e pëlqeni uthullën e mollës, por jeni duke e pirë vetëm sa për të humbur peshë, duhet të ndaloni sepse nuk ka asnjë lloj ndikimi.
Nëse e përdorni në sallatë dhe perime, ajo po mundet të ndihmojë në zvogëlimin e sëmundjeve kronike, dhe të ulë kolesterolin./lajmi.net