Gjinekologu i njohur Dërgut Aliu ka folur në një intervistë për Gazetën Shneta, lidhur me sëmundjen e Endometriozës e cila përveç që sjellë dhimbje dhe probleme tek gratë, poashtu ka efekt edhe në infertilitet. Për fat të keq këtë sëmundje e trajtojnë një numër i vogël i specialistëve
Mjeku Dërgut Aliu thotë se shumë sëmundje çrregullime të cilat atakojnë femrat ende janë të padefinuara në mjekësinë zyrtare dhe për fat të keq shumë pak mjek specialist janë në gjendje të merren me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre. Një nga këto sëmundje është edhe Endometrioza, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo sëmundje është zbuluar rreth vitit 1860 nga patologu Carl von Rokitansky. Doktor Dërguti shpjegon se kjo sëmundje është çrregullim që shkakton shumë dhimbje kur indet të cilat normalisht e mbështjellin pjesën e brendshme të mitrës – endometriumi fillon të rritet jashtë hapësirës së mitrës.
“Te endometrioza indi endometrial vazhdon të sillet normalisht rritet dhe pëlcet e gjakos gjatë çdo cikli menstrual. Endometrioza mund të paraqitet në çdo organ bile edhe në mushkri, sy etj. Kur endometrioza paraqitet në vezore atëherë e quajmë endometrioma”, shpjegon gjinekologu i njohur në Spitalin Lindja.
Ai thotë se Endometrioza shkakton dhimbje të mëdha gjatë ciklit dhe poashtu gjakderdhje të mëdha si dhe çrregullime varësisht ku gjendet endometrioza. Fakteqësisht kjo sëmundje ka impakt edhe në planifikimin familjar.
“Një ndër arsyet e paraqitjes te gjinekologu është edhe infertiliteti sepse varësisht prej lokalizimit si psh në vezore apo në tubat e mitrës atëherë shkakton probleme me infertilitet dhe llogaritet si sëmundje që shkakton probleme serioze për planifikim familjar”, deklaron tutje mjeku.
Dr. Dërgut Aliu përgjigjet edhe në disa pyetje-përgjigje të shpeshta rreth kësaj sëmundje:
– Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje?
Dr. Dërgut Aliu:Simptomat më të shpeshta të endometriozës janë dhimbjet menstruale, dhimbjet gjatë marrëdhenieve, dhimbjet në pelvik, çrregullimi i ciklit menstrual, gjakderdhje masive gjatë ciklit dhe infertiliteti.
– Si trajtohet Endometrioza dhe çfarë duhet të bëjnë gratë që diagnostikohen?
Dr. Dërgut Aliu: Me vizitë gjinekologjike dhe ultrasonografi mundet vetëm të dyshohet në endometriozë, ndërsa diagnoza definitive mund të bëhet vetëm me LAPARSKOPI ME HISTOPATOLOGJI të materialit të marrë, pastaj me analizë të Ca-125 tumor markerit në serum të plotësohet analiza. Endometrioza mund të mjekohet me barna, operacion ose kombinim në varësi prej stadit, moshës dhe faktorit të infertilitetit si dhe mjekimi definitiv mund të bëhet te gratë e moshuara me heqjen e mitrës dhe vezoreve.
– A është problem i shpeshtë tek gratë kosovare?
Dr. Dërgut Aliu: Për fat të keq në Kosovë nuk kemi ndonjë statistikë të saktë por sipas disa të dhënave jo të sakta sillet diku 3-5 %.
– Nga çfarë shkaktohet kjo sëmundje dhe si mund të evitohet?
Dr. Dërgut Aliu: Edhe pse kjo sëmundje është zbuluar në vitin 1860 ende me saktësi nuk mundë të themi për çka vije tek kjo sëmundje por supozohet se rikthimi i gjakut nga endometriumi i mitrës në hapësiren peritoneale është një faktor me rëndësi ku gjaku bart me vete edhe qelizat e mukozes së mitres-endometriumit të cilat pastaj mund të inplantohen në organet tjera për rreth.
Dr. Dërgut Aliu: Si faktor të rrezikut numërohen:
1) Kur menstruacionet e para vijnë para moshës 11-12 vjeçare
2) Te ato femra te cilat nuk kanë përdor kontraceptiv
3) Ato femra të cilat e kanë ciklin më pak se 27 ditë
4) Te ato femra te cilat cikli zgjatë më shumë se 7 ditë
5) Ato femra të cilat e shtyjnë lindjen pas moshës 30 vjeçare
6) Te ato femra të cilat kanë anomali të mitrës dhe çregullime të funksionit të vezoreve
7) Te ato femra që përdorin tampona gjatë ciklit
8) Ato femra të cilat kanë në familje dikënd me endometriozë
9) Ato femra që pinë alkool
10) Ato femra që kanë ind dhjamore në sasi të shtuar. /Gazeta Shneta/