Kryeministrja Jacinda Ardern paralajmëron se ky është “shansi i vetëm” për të ndaluar përhapjen e variantit të dyshuar Delta.
Zelanda e Re do të hyjë në një bllokim kombëtar të martën në mbrëmje, pasi zbuloi një rast të Covid-19, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
I gjithë vendi do të jetë në nivelin e alarmit 4 – niveli më i lartë i bllokimit – për të paktën tre ditë nga mesnata, dhe rajonet e Auckland dhe Coromandel për katër deri në shtatë ditë.
Zelanda e Re nuk ka pasur një bllokim të nivelit 4 në më shumë se një vit, dhe rasti besohet të jetë transmetimi i parë Delta brenda komunitetit.
“Aty ku ky rast u shfaq nga një burim i panjohur, do të thotë se duhet të ketë raste të tjera në komunitet që nuk janë identifikuar … dhe se ka pasur njerëz infektivë në komunitet, potencialisht për disa ditë, dhe ju nuk e dini se sa i përhapur është shpërthimi” u shpreh kryeministrja Ardern.
Ajo e krahasoi këtë mundësi me majën ajsberg: “Ju mund ta shihni majën, por ende nuk e dini se sa e madhe është baza”.
Qeveria gjithashtu ka përshkruar një seri masash mbështetëse financiare që mbulojnë pagat për bizneset e mbyllura me urdhër dhe të paguajnë personat që nuk janë në gjendje të punojnë nëse përjetojnë simptoma, ose duhet të izolohen. /Gazeta Shneta/