Zelanda e Re ka marrë vendim që qyteti Auckland të izolohet për tre ditë.Kjo pasi vendi ka raportuar tre raste të infektimit me Covid-19.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministrja, Jacinda Ardern, gjatë një konference për shtyp shkruan CNN, transmeton GazetaShneta..
Të gjithë banorët e Auckland, përfshirë edhe studentët, do të qëndrojnë në shtëpi.
Në pjesën tjetër të Zelandës së Re pritet të ndërmerren masa të reja anti covid.
Deri më tani, Zelanda e Re ka qenë një ndër vendet në Evropë, e cila ka arritur të menaxhojë përhapjen e virusit.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, vendi ka raportuar gjithsej 1,974 raste pozitive me Covid-19./GazetaShneta/




