Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Valon Prestreshi, janë takuar sot ku kanë biseduar për monitorimin e çmimeve për testet për Covid-19 në laboratorët privat.
Pas licencimit të 29 laboratorëve privat për teste serologjike dhe RT PCR nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që të mos lejojë ndonjë marrëveshje eventuale ndërmjet laboratorëve për përcaktimin e çmimit në dëm të qytetarëve.
“Kërkova nga Autoriteti i Konkurrencës që të monitoroj çmimet e këtyre laboratorëve dhe për t’u siguruar që laboratorët nuk do të bëjnë ndonjë marrëveshje për të caktuar çmimin e testeve”.
“Ju bëjmë thirrje këtyre institucioneve të licencuara që të mos na vënë në një pozitë të palakmueshme ku duhet të marrim masa me dënime ose me tërheqje të licencave”, ka deklaruar Zemaj.
Në anën tjetër Prestreshi ka deklaruar se i ka ofruar garanci ministrit Zemaj se AKK do të jetë në gatishmëri të plotë për ta mbikëqyrur këtë proces. /Gazeta Shneta/