Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një fjalim në seancë ka folur për disa dallavere me tenderë për ilaçe.
Ai u shpreh se sapo e dërgoi kërkesën, filloi të pranonte telefonata nga disa ndërmjetësues.
“O njerëz të poshtër, mos më çoni mesazhe. Keni me dalë para ligjit. Qofshi në partinë time, apo partitë e tjera. Keni vjedhë me barna, do të dilni para drejtësisë”, tha Zemaj. /Gazeta Shneta/