Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj kërkon nga Komisioni që ta ftojë ministrin Vitia në raportim për menaxhimin e pandemisë

Lajme 14/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka kritikuar Qeverinë “Kurti”  për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19. Ai e konsideroi brengosëse dhe shqetësuese numrin e lartë të vdekjeve që janë shënuar javëve të fundit në Kosovë.

Zemaj deklaroi se varianti Delta ka prekur qytetarët pa dallim moshe, etnie e feje.

“Ajo çfarë është brengosëse mbi të gjitha shqetësuese është humbja e jetëve të shumë qytetarëve tanë dhe në këtë rast edhe në mbledhjen e Komisionit  më lejoni që t’iu shprehë ngushëllime më të sinqerta të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga infeksioni Covid-19. Pa dallim moshe, gjinie, feje dhe etnie virusi ka prekur në mënyrë ekstreme sidomos me shpërrndarjen e variantit Delta”, ka thënë Zemaj.

Më tutje, deputeti i LDK-së deklaroi se Qeveria “Kurti”, nuk ka arritur që ta menaxhojë në mënyrën e duhur pandeminë.

Ai tha se Qeveria ka dështuar edhe me menaxhimin e vaksinave dhe me shpërndarjen e tyre.

“Kemi ngritur shqetësimet tona në fillim të këtij vitit sidomos në muajt maj dhe qershor, në interesimin tonë që t’i tërheqim vërejtjen qeverisë, MSh-së, ministrit të Shëndetësisë që nuk janë koshient për ta menaxhuar situatën me pandeminë. Ajo çfarë kemi potencuar është rritja ekstreme e rasteve të infeksionit, numri i madh i vdekjeve dhe pasojat e tjera ekonomike, sociale dhe psiqike në vendin tonë. Menaxhimi i distribuimit të dobët të vaksinave, humbja e një numrit të konsiderueshëm të tyre dhe gjuajtja e tyre. Të gjitha këto kanë treguar se Qeveria ka qenë neglizhente në këtë drejtim dhe nuk e  ka vendosë një ndër prioritetet e veçanta apo ekzekutive ashtu siç e ka paraqitur në strategjinë dhe në planin qeveritar nuk e kanë marrë mandatin”, ka thënë Zemaj.

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi kërkoi nga anëtarët e tjerë të komisionit që ta ftojnë në raportim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duhet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë në një raportim të shpejtë. Nuk po du me akuzu as pozitën e as fuqinë e numrave por mendoj që Komisioni për Shëndetësi  ka kohë që është dashur të  takohet”, ka thënë ai. /Express/

Artikulli paraprakCOVID: Rreziku i gripit në këtë vit është më i madh me mundësi të pandemisë së dyfishtë, thanë ekspertët
Artikulli i rradhës Policia nis hetimet për skandalin me tenderin e IT-së, ky është raporti zyrtar i auditorit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.