Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në këtë komunë.
Zemaj ka thënë se situata po vlerësohet nga profesionistët shëndetësor, por ka paralajmëruar se nëse do të rëndohet nga rastet e reja pozitive atëherë do të merren masa të reja.
“Vleresimi i rasteve bëhet në baza ditore, vlerësimin e kemi me orientim profesional, në bazë të atyre vlerësimeve do të shohim dhe vlerësimin te mëtutjeshëm”, tha Zemaj.
“Ka edhe aspekte tjera që duhet rishikuar, qoftë të jetesës edhe subjektet afariste, por nëse shohim qe s’do mund të menaxhohet prioritet është shëndeti publik”, shtoi ai.
Poashtu, minstri Zemaj u zotua se shumë shpejtë QRSHP do të furnizohet me pajisjen PCR.
“Në aspektin e trajtimit dhe të mundësive çfarë i ka qendra rajonale këtu dhe spitali rajonal, situata është e mirë. Epidemiologia tregoj realitetin dhe kërkesën tonë qe të jenë koshient që me rujtë shëndetin në publik. Vizita është e koordinuese, shumë shpejt pajisjen PCR do ta kenë këtu. Spitali rajonal e ka një listë të kërkesave për pajisje dhe ne jemi duke ndjekur nevojën racionalizmit të përzgjedhjes që unë p’e bëjë me kujdesë. Të gjitha të mirat që i kemi do t’i ndajmë në mënyrë racionale për të gjitha. Ka raste te infeksionit edhe brenda stafit”, tha ai.