Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka qëndruar sot për një vizitë në Shkup, ku është pritur në takim nga homologu i tij Venko Filipçe.
Në njoftimin e tij, Zemaj ka thënë se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e specializimeve dhe subspecializimeve, si dhe për lehtësimin e kalimit të kufirit gjatë pandemisë, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga Zemaj:
Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, në veçanti tash për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Sot, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në takimin me homologun, Venko Filipçe, diskutuam për këtë temë dhe çështje të tjera.
Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.
Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim.
Falënderoj edhe Ambasadorin tonë në Maqedoninë e Veriut, z. Gjergj Dedaj për përkushtimin e tij. # Bashkëpunim e solidaritet kundër Covid-19!