Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot Klinikën e Pulmologjisë ku po trajtohen pacientët me Covid-19.
Zemaj ka deklaruar se është njoftuar me punën që po e bën stafi i kësaj klinike, si dhe sfidat që i kanë për menaxhimin e pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.
“Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet”, ka shkruar Zemaj.
Ministri ka vizituar edhe Shërbimin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë të QKUK-së. /Gazeta Shneta/