E dimë! Është e bezdisshme të pastrosh e të pastrosh pasi kalove thuajse 2 orë duke përgatitur drekën. Dhe pastrimi i rrëmujave të tepërta në kuzhinë nuk ju duhen të shtohen në listë!
Por duhet ta dini se kufizimet që mund t’ia bëni fëmijës në tryezën e bukës mund të lënë pasoja në të ardhmen, shkruan “Mother.ly”, përcjellë GazetaShneta.
Nëse ju e kritikoni fëmijën tuaj që të mos hajë me gishta, ose t’i bërtisni vetëm pse e bëri gojën pis duke tërhequr pastat me gojë, kjo do t’i limitojë ata duke ndikuar që të bëhen fëmijë më të ngurtë në të ardhmen. Dhe pastaj kur ju do kërkoni bashkëpunim më të madh me ta, pikërisht në ato momente nuk do e keni.
Sipas një studimi të bërë në Finlandë është rezultuar se fëmijët që janë lënë të lirë të ekspolorjnë ushqimin me duart e tyre, pastaj kanë qenë më të hapur ndaj të tjerëve.
Një element tjetër sfidues për prindërit, pa dushim janë edhe nazet e fëmijëve për ushqim. Nëse ju do filloni që t’i lejoni fëmijët të eksperimentojnë gjatë vaktit të ngrënies duhet ta dini se kjo liri ndaj tyre do ju shpërblehet në bashkëpunim të rregullt në të ardhmen. /GazetaShneta/