Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ZKA evidenton parregullësi, QKUK paguan 137 mijë euro më shumë për kujdestaritë e së premtes, u paguan 150% në vend të 20%

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin 2024, ku ndër gjetjet është identifikuar edhe kalkulimi jo i duhur i shtesave të kujdestarive për ditën e premte.

Kompensimi për kujdestari, sipas ligjit dhe rregullores që rregullon këtë çështje, parasheh që të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë 20% në orë për kujdestari, por në QKUK shtesat janë llogaritur me 150%, raporton Klankosova.tv

Sipas raportit, bazuar në të dhënat e siguruara, shtesat për kujdestaritë e ditës së premte, si dhe për kujdestaritë gjatë fundjavës janë kalkuluar gabim dhe për pasojë është realizuar pagesa prej 30% më shumë se sa duhej.

Kësisoj, vetëm në QKUK është krijuar shpenzim financiar shtesë prej 137 mijë e 368 euro.

Një praktikë e tillë, është identifikuar edhe në Spitalet në Vushtrri dhe në Prizren, por për shkak të mungesës së të dhënave të plota, nuk ka qenë e mundur të bëhet një vlerësim i saktë i efektit financiar të këtij kalkulimi në institucionet e tjera shëndetësore”, transmeton Klankosova.tv

Pra, llogaritja e shtesës për kujdestarinë, e cila nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka rezultuar me një rritje prej 30% të shumës së caktuar, duke shkaktuar shpenzime financiare më të larta se sa është planifikuar.

ZKA ka deklaruar se kjo ka ndodhur si rezultat i mos harmonizimit të kalkulimit pas ndryshimeve të kornizës ligjore lidhur me kompensimin e kujdestarive.

Artikulli paraprakPse lëkura juaj ndihet e tendosur në plazh?
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa tregon kur mund të shkoni në deti me bebin

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.