Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia Razije Musa tregon kur mund të shkoni në deti me bebin

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stina e verës është periudha kur shumë prindër planifikojnë pushime familjare, shpeshherë duke përfshirë edhe fëmijët e tyre të vegjël. Por kur është koha e duhur për ta çuar një bebe në det?

Mamia Razije Musa ka ndarë disa këshilla të vlefshme për prindërit e rinj, duke theksuar se udhëtimi drejt bregdetit kërkon përgatitje dhe kujdes të veçantë.

Sipas mamisë Musa, prindërit mund të fillojnë të udhëtojnë me beben në det që pas moshës dy muajshe, por me disa kushte të rëndësishme.

Ajo theksoi se muajt më të përshtatshëm për pushime me bebe janë maji, qershori dhe shtatori, kur temperaturat janë më të buta dhe rrezet e diellit më pak agresive.

“Dielli mund të jetë thikë me dy teha”, thekson mamia Musa, duke kujtuar se ndonëse rrezet diellore janë burim energjie dhe vitamine D, ato mund të jenë të rrezikshme për të vegjlit nëse nuk merren masat e duhura.

Postimi i plotë:

KUR MUND TË SHKOJ NË DETI ME BEBEN?

Ju mund të shkoni në deti qysh kur beba mbush 2 muaj por duhet të keni parasyshë disa gjëra.

1. Nuk sugjeroj të shkoni në deti derisa bebi nuk mund të mbajë qafën stabile.

2.Prej lindjes deri në 6 muaj mos e ekspozoni në diell sepse nuk lejohet as përdorimi i kremave.

3.Beben para një viti nuk duhet ta leni as nën qadër sepse mund t’i dëmtohet lëkura.

4.Bebes nuk i jepet ujë pa filluar ushqimin edhe nëse jeni në deti.

5.Ju mos ngurroni me shku në deti me beben, por kujdes me muajtë që zgjedhni. Muaji Maj, Qershor dhe Shtator është ideal.

Mos harroni dielli mund të jetë thikë me dy teha.

Me dashuri,
Razija

Artikulli paraprakZKA evidenton parregullësi, QKUK paguan 137 mijë euro më shumë për kujdestaritë e së premtes, u paguan 150% në vend të 20%
Artikulli i rradhës Personat me gjendje autoimune mund të jeni në rrezik më të lartë për depresion dhe ankth

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.