Lajmi se në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus është i pavërtet. Kështu kanë deklaruar zyrtarët e Instituti dhe Klinikës Infektive.
Gazeta ka kontaktuar drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Dr. Naser Ramadanin dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive në QKUK Dr. Lindita Ajazi-Berisha.
Të dy kanë deklaruar se ende nuk ka asnjë rezultat pozitiv me koronavirusin në Kosovë. Ata kanë konfirmuar se janë në pritje të analizave të disa rasteve, por rezultatet pritet të dalin rreth orës 19:00. /Gazeta Shneta/