Ka ndërruar jetë pacientja e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë, zyrtare: Ndërron jetë 73-vjeçarja e konfirmuar me COVID-19, si pasojë e komplikacioneve nga sëmundjet kardiake dhe pulmonare. Janë testuar 157 të dyshuar, nga të cilët 11 qytetarët e konfirmuar me COVID-19 janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/