Po e nis këtë shkrim duke deklaruar: e dua djalin tim 2-vjeçar më shumë se vetë jetën, e dashuroj bashkëshortin tim, e dua qenin tim dhe e dua jetën që ndajmë së bashku. Por më duhet ta them: ndonjëherë më mungon jeta që bëja, kur isha beqare.
Të menaxhosh një karrierë, një martesë dhe fëmijët është shumë stresuese, s’ka dyshim për këtë. Ka ditë kur mendoj për jetën time të mëparshme dhe psherëtij, jo sepse dua të lë gjithçka që kam tani, por sepse e merrja për të mirëqënë se sa e lezetshme ishte jeta ime si beqare, në kohërat kur shqetësimet më të mëdha ishin pagesa e qerasë dhe blerja e një palë këpucëve të reja.
Atëherë, kur mërzitesha për një takim të parë të shkuar keq, pasi gjithçka doja të bëja ishte të gjeja “Princin e kaltër”, të martohesha, të krijoja familje dhe të kisha një qëllim më të lartë në jetë.
Me frikën se dikush do të mendojë se jam një person i tmerrshëm, do të përmend gjërat që nuk duhet të thuash kurrë si një nënë e re dhe që punon, pasi e di se nuk jam e vetme. Prandaj gjykoni sa të doni, por ja ku janë listuar gjërat që nënat e reja, që punojnë, nuk guxojnë ti thonë kurrë me zë të lartë:
- Do të preferoja të blija një palë këpucë të reja, sesa të paguaja një tjetër faturë kopshti.
- Dua vetëm të shkoj në shtëpi, ti injoroj të gjithë, të porosis ushqim dhe të shoh televizor, ngjeshur pas kolltukut.
- Më mungon jeta seksuale, që ndaja me bashkëshortin, përpara se të bëheshim me fëmijë. Tani rrotullohet rreth “Prit! Ndalo! Më duket se bebi po qan.”
- Kam mall për të shtunat që kaloja dikur, kur shqetësimet e mia më të mëdha ishin nëse do të haja drekë më parë, apo do të shkoja drejt e për pazar.
- Dua të fle pafundësisht.
- E mban mend kohën e fundit që kalove në banjë vetëm, duke u përpjekur të përfundoje atë punën?
- Kur u kthyen e ngrëna e darkës rregullisht, në tavolinë, në të ngrënit e copave të pulës dhe bizeleve mbi lavamanin e kuzhinës, duke u përpjekur në të njejtën kohë të ushqej djalin tim?
- Më mungojnë të shtunat kur pija kafen e mëngjesit, pastaj shkoja në palestër dhe e përfundoja ditën duke vizituar galeri artesh dhe duke drekuar vonë.
- Do të dëshiroja të bëja ushtrime fizike pak më shpesh, se një herë në dekadë.
- Uhh… më pëlqen që të të dëgjoj tek qan, por dua vetëm të pi një gotë verë dhe ta ndiej tingullin tek zbehet.