Nënave gjidhënëse iu rekomandohen tre shujta dhe dy mes-shujta në ditë.
Nevoja energjike për kalori do të duhej të rritej për 300 kalori më shumë se zakonisht, ndërsa nëse ushqeni me gji binjakë atëherë duhet të jetë 400-800 kalori më shumë (nevojën tuaj ditore për kalori mund ta llogaritni ashtu që të shumëzoni kilogramët tuaj me 24).
Rritni konsumimin e kalciumit, zinkut, magneziumit dhe vitaminës E dhe B.
Gjërat ushqimore që i përmbajnë këto vitamina dhe të cilat duhet ti konsumoni gjatë gjidhënjes janë:
Qumështi (zgjedhni qumështin me përqindje sa më të vogël të yndyrës)
Pemët e freskëta (mollat, portokajtë, pjeshkat, pjepri)
Lëngjet e freskëta të pemëve (pa shtesa të sheqerit)
Perime të freskëta (shmangni perimet e përzhitura)
Drithëra integrale (grurë, thekër, oriz, elb)
Vaj ulliri, misri dhe kungulli