‘Çfarë është lupusi’, ‘Sa kohë zgjat gripi’, ‘Çka shkakton lemzën’
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që lidhen me shëndetin që përdoruesit e internetit kërkuan në ‘google’ gjatë vitit 2017, kjo listë është ofruar nga zëdhënësja e Google, Evan Barbour Grippi.
Këto të dhëna janë prej janarit deri në mes të dhjetorit, ndërsa më të kërkuarat janë edhe sëmundjet traumatike të trurit, dhe infeksione nga virusi ‘zika’, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Patjetër që anash nuk ka qene as dieta, këtë vit ka pas një rritje të lehtë të interesimit të njerëzve për dietën, edhe pse ky interesim daton prej vitit 1920, kur njerëzit me epilepsi agjëronin, sipas një materiali në revistën ‘’Current Options Treatment’ në vitin 2008.
Fraza e kërkimit ‘Si të bëni vetëvrasje’ u rrit për 26 për qind ndërsa ‘parandalimi i vetëvrasjes’ u rrit për 23 për qind.
Ndërsa kjo është Lista e plotë e 10 frazave mjekësore më të kërkuara:
-Çka shkakton lemzën?
-Si ta ndaloni gërhitjen?
-Çfarë shkakton gurët në veshka?
-Përse ndihem kaq i lodhur?
-Sa kohë zgjat gripi?
-Cili është presioni normal i gjakut?
-Si ta ulni kolesterolin?
-Çfarë shkakton presionin e lartë të gjakut?
-Çfarë është ADHD?
-Çfarë është ‘lupus’?
Vlen të përmendet se këto kërkime u bënë nga njerëzit që jetojnë në Amerikë, po ashtu opiumi ishte prej kërkimeve më të mëdha, pasi presidenti Donald Trump shpalli emergjencë kombëtare pasi 2 milionë amerikanë ishin të varur nga droga./Gazeta Shneta/