Kur ju zgjoheni nga gjumi, dhe ndalni alarmin apo e shtyni kohën e tij edhe për pak minuta është një ndjenjë e mirë.
Kjo ndodh për arsye se një hormon ‘serotnonin’ lirohet, duke ju bërë të ndiheni shumë mirë, për tu kthyer sërish në gjumë.
Sipas neurologut, Daniel Barone, nëse ju zgjoheni më vonë se sa është koha e alarmit tuaj, atëherë ju do të keni një ditë mjaft konfuze, shkruan Business Insider, transmeton Gazeta Shneta.
Por nëse zgjoheni më herët se sa alarmi, kjo nënkupton që trupi juaj po merr sasi të mjaftueshme të gjumit, mirëpo nëse zgjoheni shumë orë më herët atëherë kjo mund të jetë e lidhur me depresionin.
Shumë prej njerëzve e shtyjnë kohen e alarmit, ‘njerëzit bëjnë alarm në orën 7, pastaj e vazhdojnë gjumin deri te alarmi i dytë në 7:30’ thotë Barone.
Por gjumi jonë nuk është si alarmi që mund ta lësh ‘off/on’, por është një proces, që ndonjëherë merrë shumë kohë.
Ndërsa për fund këshilla e neurologut është që të vendosni një alarm sa më vonë që mendoni se do të zgjoheni, dhe ajo të jetë koha edhe kur do të zgjoheni./Gazeta Shneta/


