Hormonet janë kimikate që koordinojnë funksione të ndryshme në trupin tuaj duke përcjellë mesazhe përmes gjakut në organet, lëkurën , muskujt dhe indet e tjera. Këto sinjale i tregojnë trupit tuaj se çfarë të bëjë dhe kur ta bëjë atë. Hormonet janë thelbësore për jetën dhe shëndetin tuaj.
Shkencëtarët kanë identifikuar deri tani mbi 50 hormone në trupin e njeriut. Hormonet dhe shumica e indeve (kryesisht gjëndrat) që i krijojnë dhe i lëshojnë ato përbëjnë sistemin tuaj endokrin, shkruan Gazeta Shneta.
Cilat janë rekomandimet më të mira për një shëndet të mirë hormonal?
Në ditën ndërkombëtare të hormoneve endokrinologia dr. Rozafa Olloni ka shkruar 10 rekomandime të mira për shëndet hormonal, të cilat janë:
- Aktivitet fizik;
- Ushqim i shëndetshëm (fruta, perime, drithëra) ;
- Gjumë i mirë (së paku 7 orë);
- Vitamin D në nivel normal;
- Ushqime të pasura me jod (ushqime deti, vezë, produktet e qumështit);
- Ushqime të pasura me kalcium;
- Menjanim i paketimeve të plastikës në ushqime;
- Kualitet i mirë i ajrit në ambientet e mbrendshme (pastrim, ajrosje) ;
- Përzgjedhni produktet kozmetike (pa ftalate, paraben, triclosan);
- Njoftohuni me shenjat e sëmundjeve endokrinologjike: shtim/rënie e paspjegueshme e peshës, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, thonjë dhe flokë të thyeshëm, lëkurë e thatë, etje, shenja të pubertetit të hershëm ose të shtyrë, ulje e libidos, cikle të parregullta mentruale, infertilitet, etj. /Gazeta Shneta/