Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 rregulla si të plakeni me hijeshi

Këshilla për shtatzëna 26/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është thuajse e pamundur që të shfletoni revista bukurie dhe të mos hasni në tituj të tillë si “Evitoni mplakjen”, “Si t’i largoni rrudhat në fytyrë” etj.

Por të plakeni më hijeshi nuk ka të bëjë me një dukje më rinore në aspektin fizik të fjalës, nuk do të thotë të dukeni se jeni në të 20-at; por është të jetoni jetën tuaj me një shëndet fizik dhe mendor të shëndetshëm. Ashtu si një shishe verë, ju vetëm se bëheni më të mirë me vitet që kalojnë, transmeton GazetaShneta.

Por ende vlejnë disa këshilla të cilat mund t’iu ndihmojnë që t’ia përkujtoni vetes se duhet të qëndroni të fokusuar në shëndetin tuaj:

1. Tregohuni xhentilë me lëkurën tuaj: Lëkura juaj është organi më i madh i trupit tuaj. Nëse e trajtoni me kujdes, ai mund ta mbrojë më mirë trupin tuaj nga ndryshimet e mjedisit të cilat mund ta irritojnë lëkurën tuaj.

2. Stërvitja: Stërvitja e rregullt zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe kanceri, dhe ju ndihmon të jeni më të fleksibil. Ushtrimi gjithashtu ul stresin dhe përmirëson shëndetin e gjumit, lëkurën dhe kockat si dhe rrit humorin e mirë.

3. Dieta: Ushqimi i shëndetshëm është rruga që duhet ta zgjedhni kur është fjala për plakjen e hirshme. Hani sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, peshk, fasule, drithëra, oriz, qumësht me yndyrë të ulët, kos e djath.

4. Shnëdeti mendor: Të pasurit një humor pozitiv ndaj jetës ka një efekt shumë më të madh seç mund ta mendoni. Kaloni kohë me shoqërinë dhe të dashurit tuaj, pranojeni plakjen dhe mundohuni ta shijoni në maksimum si dhe gjeni gjëra që i shijoni t’i bëni.

5. Aktiviteti fizik: Ecni, vraponi, shkoni në shëtitje në natyrë; gjithcka që përfshin levizje fizike që ju mund të arrini t’i bëni.

6. Uleni stresin: Në një moshë më të shtyer edhe sistemi nervor mund të preket, por qëndroni të fokusuar te gjërat pozitive në jetë tuaj.

7. Ndaloni pirjen e duhanit ose alkoolit: Alkooli dhe duhani janë vërtetuar të jenë shkaktarë të një mplakje të hershme. Heqja dorë nga to është e vështirë por mundohuni të gjeni mënyra që do ju ndihmonin t’i largoni këto vese.

8. Gjumi: Fleni sa më rehatshëm sepse kështu do të jeni më të disponueshëm, lëkura do ju shkëlqejë më shumë. 7 deri 8 orë gjumë i natës është i mjaftueshëm për ju.

9. Gjeni një hobi që ju pëlqen: Koha e pleqërisë ju sjellë një vakt që ju mund të bëni gjithcka që keni bërë si të rinj por pa asnjë obligim dhe përgjegjësi që i keni pasur në vitet e hershme.

10. Jetoni në moment: Është e vështirë që të jetohet pa asnjë shqetësim por tentoni të rrini sa më pozitiv ndaj jetës. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakGjiko publikon një fotografi të ëmbël të Zërit
Artikulli i rradhës Shmangeni telefonin me çdo kusht gjatë gjidhënies

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.