Në raportin ditor të shpalosur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), është parë nga afër gjendja e fundit e krijuar në vend si rezultat i variantit Delta.
Sipas SHSKUK-ës, kemi 1207 pacientë të hospitalizuar me gjendje të identifikuar COVID në klinika dhe spitalet e përgjithshme rajonale në vend, shkruan Gazeta Shneta.
Prej tyre 1101 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, ndërsa 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.
Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
– Klinika Infektive, 113 pacientë;
– Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë;
– Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë;
– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë;
– Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë;
– Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë;
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë;
– Spitali i Prizrenit, 161 pacientë;
– Spitali i Gjakovës, 112 pacientë;
– Spitali i Pejës, 220 pacientë;
– Spitali i Gjilanit, 127 pacientë;
– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë;
– Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë;
– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë. /Gazeta Shneta/