12 vjet më parë është shënuar viktima e parë nga gripi A H1N1 në Kosovë dhe po atë ditë mbaheshin zgjedhjet lokale në Kosovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Faik Hoti ka publikuar ballinën e gazetës së shtypur të asaj kohe “Kosova Sot” ku ishte publikuar lajmi kryesor për viktimën e parë nga gripi A H1N1 në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.
Si rastësi edhe në atë kohë të gripit siç njihet ndryshe, gripi i derrave, po mbaheshin zgjedhje sikurse po ndodh edhe sot në kohën e pandemisë Covid-19 ku po mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë.
“Rastësi, 12 vjet më parë: Në një konferencë të jashtëzakonshme për media bashkë me profesorët Isuf Dedushaj e Salih Ahmeti dhe doktoreshën Teuta Doda-Ejupi, për të kumtuar lajmin për vdekjen e parë të shënuar në Kosovë nga virusi AH1N1 (Gripi i derrit) dhe masat mbrojtëse. Edhe atëherë paskemi pasë virus dhe zgjedhje njëkohësisht”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Shneta/