Bazuar në raportin e fundit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), 1220 pacientë me Covid po marrin trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Nga 1220 pacientë të shtrirë, 1116 janë pozitiv me Covid, 1051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensive, në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, në klinikat Covid të QKUK-së janë në trajtim 438 pacientë, 435 të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 390 me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, në spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 782 pacientë, 681 pozitiv me Covid dhe 661 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 171 pacientë
Spitali i Gjakovës, 120 pacientë
Spitali i Pejës, 209 pacientë
Spitali i Gjilanit, 134 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë./GazetaShneta/