Gjatë 9 muajve të zhvillimit, foshnjet e marrin oksigjenin nga nëna e tyre, përmes kordonit të kërthizës.
Ndëkohë që, foshnjat marrin frymë në barkun e nënës, oksigjeni hyn në qarkullimin e gjakut të nënës, duke vazhduar në rrjedhën e placentës dhe transportohet tek foshnja përmes kordonit të kërthizës shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Ky proces ndryshe njihet si qarkullimi i fetusit dhe procesi i tillë mund të përshkruhet kështu:
-Gjaku i oksigjenuar dhe lëndët ushqyese nga nëna, tranferohen përmes placentës dhe kordonit te fetusi;
-Gjaku hyn te fetusi përmes venës së kërthizës dhe lëviz drejt mëlçisë. Aty, gjaku kalon përmes një hapje të quajtur ductus venosus;
-Kjo lejon që një sasi e vogël të qëndroj aty, por shumica kalon në venën cava inferiore. Aty merr gjak në zemrën e fetusit, e cila më pas e pompon atë për në pjesë të tjera të trupit;
-Mushkëritë e fetusit marrin vetëm një sasi të vogël të gjakut, aq sa për të mbajtur indet e shëndetëshme;
-Gjaku, që përmban dioksid të karbonti dhe mbetje, transportohen në arteriet e kërthizës dhe përsëri në placentë;
-Këto të fundit kthehen përsëri në ‘sistemin amë’.
Pra, përmes këtij sistemi, fetusi merr të gjitha lëndët e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tij./GazetaShneta/