Ashtu si çdo nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve.
Nëna e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg pasi konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha.
E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.
Deri në një moment kur e ndau mendjen njëherë e mirë dhe iu vu një maratone që do ta ndihmonte të transformonte trupin në vetëm 12 javë.
Pasi mori edhe konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.
“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon.
Si duket, stervitja e solli këtë transformim të trupit kaq vital tek 41-vjeçarja Hanlon./Gazeta Shëndeti/