Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

150 minuta aktivitet fizik në javë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kronike

Jetë 19/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prediabeti është një gjendje në të cilën niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por ende nuk ka arritur kufijtë e diabetit të tipit 2. Pa ndërhyrje, kjo gjendje mund të çojë në zhvillimin e diabetit, por edhe të rrisë rrezikun për sëmundje të tjera serioze si sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.

Një studim i ri ka treguar se ndryshimet në stilin e jetesës janë më efektive se ilaçi metformin në parandalimin e disa sëmundjeve kronike tek personat me prediabet, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,173 pjesëmarrësve për 21 vjet, duke i ndarë ata në tre grupe: ndërhyrje në stilin e jetesës, trajtim me metformin dhe placebo.

Pjesëmarrësit në grupin e stilit të jetesës ndoqën një program të strukturuar që synonte humbjen e të paktën 7% të peshës trupore, reduktimin e kalorive dhe yndyrnave në dietë, si dhe kryerjen e të paktën 150 minutave aktivitet fizik në javë. Ndërkohë, grupi me metformin mori medikamentin dy herë në ditë.

Pas më shumë se dy dekadash ndjekjeje, 85% e pjesëmarrësve kishin zhvilluar të paktën dy sëmundje kronike. Megjithatë, personat që kishin ndjekur programin e stilit të jetesës kishin më pak probleme shëndetësore krahasuar me grupet e tjera.

Vetëm 72% e tyre kishin më shumë se tri sëmundje kronike, kundrejt 81% në grupet me metformin dhe placebo.

Ekspertët theksojnë se dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik, kontrolli i peshës, gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit ndikojnë në procese të shumta biologjike, duke ulur inflamacionin, përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe mbrojtur shëndetin e zemrës, trurit dhe enëve të gjakut.

Sipas autorëve, mesazhi kryesor është i qartë: të njëjtat zakone që ndihmojnë në parandalimin e diabetit mund të mbrojnë edhe nga shumë sëmundje të tjera kronike, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke kontribuar në plakje më të shëndetshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRreziku nis para shtatzënisë: Studimi lidh pesticidet me probleme shëndetësore te të porsalindurit dhe fëmijët
Artikulli i rradhës Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

Ju sugjerojmë

Barnat për humbje peshe mund të rrisin fertilitetin te gratë dhe burrat, sugjerojnë studimet e reja

19/06/2026 Jetë

Harrojeni numërimin e kalorive: Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndikon vërtet në shtimin e peshës

19/06/2026 Jetë

Studim: Ozempic mund të ulë rrezikun e frakturave të kockave

19/06/2026 Jetë

SHBA: Mbi 700 milionë dollarë për të trajtuar çrregullimet mendore që lidhen me pastrehësinë

19/06/2026 Jetë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.