Është shënuar sërish rekord i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
1.183 qytetarë janë regjistruar si të shëruar nga Covid-19, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 24 mijë.
Në anën tjetër në 24 orët e fundit janë administruar 16 mijë e 862 doza të vaksinave. Numri i të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 256 mijë e 235. /Gazeta Shneta/