Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shtyrë konkursin për drejtorë në pesë klinika për shkak të mungesës së kandidatëve.
Drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi më 24 gusht ka marr vendim për shtyrjen e konkursin edhe për tetë ditë për drejtorë të pesë klinikave, shkruan Gazeta Shneta.
Konkursi është shtyrë për Klinikën e Pulmologjisë, Infektivës, ORL-së, Biokimisë, Mikrobiologjisë Klinike. Gazeta ka marr informacione se për Klinikën Infektive deri më tani nuk ka asnjë kandidat, ndërsa në katër klinikat tjera ka kandiduar vetëm nga një specialist.
Në anën tjetër në 11 klinika tjera pritet të vazhdojnë procedurat e rekrutimit të kandidatëve. /Gazeta Shneta/