Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i javës: Dr. Driton Shabani – Çfarë duhet të dini për Helicobacteri pylori dhe problemet e lukthit

Mjeku i javës 24/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksioni me Helicobacter pylori është një nga problemet më të shpeshta të lukthit, që shpesh kalon pa simptoma, por në raste të caktuara mund të çojë në komplikime serioze, përfshirë edhe kancerin e lukthit.

Me gastroenterologun Dr. Driton Shabani në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës” diskutuam për përhapjen e këtij infeksioni në Kosovë, simptomat që nuk duhen neglizhuar, mënyrat e diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe gabimet më të shpeshta që bëjnë pacientët.

Intervista e plotë: 

Gazeta Shneta: Sa është i përhapur H. pylori në vendin tonë dhe a ka ndryshuar incidenca viteve të fundit?

Dr: Shabani: Në Kosovë nuk ka shumë studime të mëdha që japin një përqindje të saktë për gjithë popullatën, por nga të dhënat ekzistuese dhe krahasimet rajonale llogaritet se 52% e popullatës janë të infektuar me bakterin Helicobacter pylori. Nuk ka evidencë të fortë lokale të publikuar së fundmi që të tregojë një trend të qartë (rritje ose ulje) vetëm për Kosovën. Edhe studimet e fundit në Kosovë theksojnë se të dhënat epidemiologjike janë ende të kufizuara. Në shumë vende (sidomos ato që zhvillohen ekonomikisht), prevalenca e Helicobacter pylori ka rënë gradualisht, kryesisht për shkak të përmirësimit të higjienës, kushteve më të mira sanitare dhe trajtimit më të mirë me antibiotikë. Megjithatë, në vende me zhvillim më të ngadaltë ose me faktorë socio-ekonomikë më të dobët, prevalenca shpesh mbetet e qëndrueshme dhe relativisht e lartë. Në Kosovë ende mbetet prevalencë e lartë krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore.

Në cilat raste duhet dyshuar për infeksion me H. pylori?

Dr.Shabani: Shumë persona nuk kanë simptoma fare, por mund të zhvillojnë probleme me kalimin e kohës. Disa prej simptomave apo shenjave që paraqiten te personat me Helicobacter pylori pozitiv janë: dhimbje ose shqetësime në lukth, dhimbje ose djegie në pjesën e sipërme të barkut, fryrje, gazra, rëndim pas ushqimit, nauze, dhimbje që përmirësohen apo përkeqësohen me ushqim, dhimbje natën, histori të ulçerës.
Simptomat alarmante që tregojnë se duhet një vlerësim urgjent janë: humbje peshe pa arsye, të vjella të vazhdueshme, vështirësi në gëlltitje, gjak në të vjella apo jashtëqitje me ngjyrë të zezë, anemi e pashpjegueshme (sidomos anemitë që ndërlidhen me shqetësime gastrike).
Personat me histori familjare pozitive për kancer të lukthit duhet t’i nënshtrohen screening-ut për infeksion me H. pylori (infeksioni me H. pylori është faktor rreziku për kancer gastrik).
Personat që përdorin afatgjatë antiinflamatorë josteroidë (NSAID), si aspirina, diklofeni, brufeni, ketoprofeni, nimesulidi, duhet të bëjnë testin për infeksion me H. pylori, sepse te këta persona rreziku për ulçerë rritet nëse janë edhe të infektuar.
Po ashtu, personat që kanë përdorur terapi (antibiotikë) për eliminimin e H. pylori-t duhet t’i nënshtrohen testit për rivlerësim nëse është eliminuar, zakonisht pas 6–8 javësh nga përfundimi i terapisë.

Cilët janë mekanizmat përmes të cilëve H. pylori dëmton lukthin?

Dr.Shabani: H. pylori është një bakter që dëmton dhe dobëson shtresën mbrojtëse të lukthit duke depërtuar përmes flagjelave, të cilat i lejojnë të lëvizë në shtresat e mukusit. Aty prodhon mucinaza dhe proteaza që hollojnë mukusin mbrojtës dhe e bëjnë mukozën më të ekspozuar ndaj acidit. Po ashtu, H. pylori indirekt, përmes ureazës, ndikon në prodhimin e amoniakut, i cili është toksik për qelizat epiteliale.
H. pylori prodhon toksina CagA dhe VacA përmes të cilave dëmton strukturën e qelizave, prish lidhjet ndërqelizore dhe shkakton apoptozë të qelizave. Edhe reagimi inflamator i organizmit dëmton mukozën e lukthit përmes rekrutimit të neutrofileve dhe makrofagëve, të cilët lirojnë citokina inflamatore dhe radikale të lira.

Cila është lidhja në mes infeksionit me H. pylori dhe kancerit të lukthit?

Dr. Shabani: Lidhja midis infeksionit me H. pylori dhe kancerit të lukthit është shumë e fortë dhe e provuar shkencërisht, por jo çdo i infektuar zhvillon kancer. H. pylori klasifikohet si kancerogjen i klasës I nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rreth 75–90% e rasteve të kancerit të lukthit lidhen me këtë infeksion. Personat e infektuar kanë rreth 2–6 herë më shumë rrezik për të zhvilluar kancer krahasuar me ata pa infeksion.
Procesi i zhvillimit të kancerit është gradual: gastrit kronik → atrofi e mukozës → metaplazi intestinale → displazi → kancer i lukthit. Ky proces mund të zgjasë 10–30 vite. Prandaj është shumë me rëndësi të bëhet screening. Megjithatë, jo të gjithë të infektuarit zhvillojnë kancer. Këtu ndikojnë faktorët bakterialë, gjenetikë, imunitarë dhe ambientalë (dieta, duhani, higjiena). Eliminimi i hershëm i bakterit ul ndjeshëm rrezikun.

Si bëhet diagnostikimi i H. pylori?

Dr. Shabani: Bëhet përmes metodave jo invazive si: urea breath test, testi i antigjenit në feçe, testet serologjike.
Metodat invazive përfshijnë gastroskopinë, ku merret biopsia për testin e ureazës (CLO test).

Çfarë duhet të dinë pacientët gjatë dhe pas trajtimit me terapi anti H. pylori?

Dr.Shabani: Duhet të marrin dozën adekuate sipas udhëzimit të mjekut dhe të mos e ndërpresin terapinë edhe nëse ndihen më mirë. Efektet anësore mund të jenë: diarre, nauze, shije metalike në gojë, fryrje.
Është shumë me rëndësi që duhanpirësit të shmangin duhanin gjatë terapisë, si dhe alkoolin për shkak të ndërveprimit me antibiotikët. Duhet shmangur ushqimi pikant, yndyror dhe acidik.
Pas trajtimit është e rëndësishme të verifikohet nëse bakteri është eliminuar pas 6–8 javësh. Infeksioni mund të rikthehet, prandaj higjiena është shumë e rëndësishme.

A ka lidhje H. pylori me ankthin?

Dr. Shabani: Infeksioni me H. pylori shkakton parehati në stomak, ndërsa stresi dhe ankthi shkaktojnë shqetësime përmes boshtit tru–zorrë. Këto dy gjendje mund të bashkëjetojnë.

Te H. pylori simptomat janë të vazhdueshme dhe përmirësohen pas trajtimit, ndërsa te ankthi shtohen gjatë stresit dhe përmirësohen gjatë gjumit.

Cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjnë pacientët?

Dr.Shabani: Ndër gabimet më të shpeshta është marrja e pakontrolluar e ilaçeve pa këshillë të mjekut. Ka raste kur pacientët përdorin për vite pantoprazol pa bërë analiza për H. pylori.

Gjithashtu, përdorimi i shpeshtë i ibuprofenit dhe barnave të ngjashme është gabim i madh, sepse mund të çojë në ulçera dhe komplikime serioze si gjakderdhje, perforim apo obstruksion.

Kur nuk duhet të injorohen simptomat?
Dr.Shabani: Dhimbje të forta epigastrike, jashtëqitje të zeza, të vjella me gjak, anemi dhe humbje peshe kërkojnë menjëherë konsultë me mjekun.

Këshilla për shëndetin e lukthit
Mbani orar të rregullt të vakteve, mos anashkaloni ushqimin dhe përtypni ngadalë. Zgjidhni ushqime të lehta si perime, oriz, mish i zier dhe kos.

Shmangni ushqimet pikante, të skuqura dhe yndyrore. Shmangni alkoolin, duhanin dhe kafen. Mbani higjienën dhe bëni kontrolle te gastroenterologu nëse keni simptoma.

Artikulli paraprakNjë në 10 operacione në Angli anulohen me më pak se 24 orë paralajmërim
Artikulli i rradhës OKB: Mbi 38 mijë gra dhe vajza të vrara në luftën në Gaza

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.