Pothuajse një në pesë pacientë me Covid-19 mund të shfaqin simptoma gastrointestinale si të përziera, të vjella dhe diarre, sipas një përmbledhje të studimeve.
Simptomat gastrointestinale të shoqëruara me Covid-19 ndryshojnë shumë, por mund të përfshijnë humbje të oreksit, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje të përgjithshme të barkut shkruan burimi Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i botuar në revistën ‘Abdominal Radiology’, zbuloi se 18 përqind e pacientëve paraqiten me simptoma të tilla ndërsa 16 përqind e rasteve me Covid-19 mund të paraqiten vetëm me simptoma gastrointestinale.
Radiologu Mitch Wilson nga Universiteti Alberta, Kanadë tha se: “Ka një sasi të madhe të literaturës që tregon se simptomatologjia e barkut është një prezantim i zakonshëm për Covid-19”.
“Ajo që mbetet më pak e qartë është pse dhe si SARS-CoV-2 shkakton simptoma të traktit gastrointenstial dhe së dyti nëse ky virus mund të transmetohet përmes këtij traktit përveç traktit respiratorit.
Në rreth 50 përqind të rasteve me Covid-19, prania e SARS-CoV-2 në mostrat fekale dhe zbulimi i koronavirusit në mukozën e zorrëve të pacientëve të infektuar sugjerojnë që simptomat e zorrëve mund të shkaktohen nga pushtimi i enterociteve që lidhen me receptorët ACE2, tregon studimi. /Gazeta Shneta/