Deri më tani, të gjithë jemi njohur me simptomat më të zakonshme të Covidit: ne e dimë që ethet, kollitja dhe humbja e nuhatjes ose shijes, veçanërisht një kombinim i tyre – mund të tregojnë lehtësisht telashe.
Por ka një simptomë për të cilën rrallë flitet, por që shoqërohet me disa nga rastet më të ndjeshme të Covid, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Një analizë e re e pacientëve me ‘Covid të gjatë’, ata që përjetojnë simptoma të zgjatura të koronavirusit për 60 ditë ose më gjatë është zbuluar se një simptomë dermatologjike përfundon pothuajse përherë në një vizitë në spital.
Kjo simptomë quhet ‘purpura retiforme’, një skuqje nekrotike që rezulton nga enët e gjakut të komprometuara.
Pacientët me Covid, me këtë simptomë në shumë raste kanë pësuar dëmtime vaskulare, duke treguar që virusi ka depërtuar thellë në organe.
Sipas Dr. Esther Freeman, këto lloje të simptomave dermatologjike mund të ofrojnë të dhëna shumë të nevojshme për gjendjen e një pacienti.
“Lëkura mund të sigurojë një dritare vizuale në inflamacion që mund të ndodhë diku tjetër në trup,” shpjegoi ajo. /Gazeta Shneta/