Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

20 vjet për të ngelur shtatzënë, por kur ndodhi jeta i ndryshoi

Jetë 16/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo është historia sa e gëzueshme aq edhe e trishtë e një gruaje, e cila prej 20 vitesh dëshironte shumë të kishte një fëmijë.

Atifa Ljajic u bë nënë në moshën 60 – vjeçare, por kur kjo më në fund ndodhi, bashkëshorti i saj e la.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, 68 – vjecari Serif Noki ndryshoi mendje kur dëgjoi beben të qante në maternitet dhe i tha gruas se ishte tepër i plakur për t’u marrë me të qarat e fëmijës.

Ai vendosi që të largohej ditën kur bebja mbërriti në Novi Pazar, në Raska të Serbisë.

68 – vjeçari i tha bashkëshortes së tij Atifa se vajza e porsalindur do ta mbante zgjuar gjatë natës duke qarë.

Kur u përball me faktin se po braktiste nënën e re, gruan me të cilën kishte jetuar për vite me radhë, Serif tha:

“Ajo mori atë që donte, tani është e lumtur”.

Sipas tij, të jetuarit me beben në këtë moshë do të ishte shumë e dëmshme për shëndetin e tij.

Rasti i Atifas u konsiderua si një shtatzëni e rrezikshme dhe për këtë arsye ajo qëndroi në spital për tre muaj.

Serif deklaroi se e kishte pranuar zgjedhjen e gruas së tij për të vijuar me shtatzëninë, ndonëse fillimisht nuk kishte qenë dakord.

Megjithatë, kur Atifa mori në krahë vajzën e tyre Alina, Serif vendosi që nuk donte të ishte pjesë e familjes.

Vetë Atifa thotë se do ta rrisë e vetme foshnjen ndonëse nuk ka shumë para.

“Çfarëdolloj gjëje të ndodhë, do ta rris Alinën në mënyrën më të mirë që mundem. Do të jetoj vetëm për të. E di që nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka ende njerëz të mirë që do të duan të më ndihmojnë”, shprehet gruaja.

Ditëlindjen e saj të 60 -të Atifa thuajse kishte humbur shpresat për të patur fëmijë, kur mjekët i thanë se kishte mbetur shtatzënë, pas një trajtimi fertiliteti./tvklan.al/

Artikulli paraprakPamje të rënda: Rrah gruan e vëllait me shkop të hokejit, vetëm pse lindi vajzë
Artikulli i rradhës Nëse jeni mbi 35 vjeç, mos e përdorni kurrësesi këtë medikament. Shkakton goditje në zemër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.