Gjinekologia Aida Kumnova flet për rastin e pacientes, të cilës ky lajm i kishte ardhur shokues.
Në pyetjen tonë se cili është shkaku më i zakonshëm i infertelitetit tek gratë, ajo u përgjigj se shumica e grave që kërkojnë ndihmë për infertelitetin janë ato gra të cilat kanë sasi më të vogël të rezervave ovariale.
Deri më tani për mjeksinë ka qenë sfiduese të bëhet përcaktimi i rezervave ovariale, por edhe më sfiduese është pranimi i kësaj sëmundje nga gruaja të cilën e ka prekur.
Një nga rastet shokuese edhe për vetë gjinekologen ka qenë kur një paciente 23 vjecare kishte mbetur total pa cikël dhe kështu është diagnostifikuar që nuk ka asnjë rezervë ovariale të cilën e kanë dërguar në një menopauz super të hershme, pra me 23 vjec në kohën kur është në maje të prodhimit.
Me kumtimin e këtij lajmi pacientja ka kuptuar se nuk është në gjendje që asnjëherë të ketë fëmijë, zemërthyer nuk ka kuptuar se si ka ardhur deri në këtë gjendje, sepse sic dihet në moshën 30 vjecare e sipër ka më shumë gjasa për mungesë të rezervës ovariale, sidomos edhe për gratë mbi moshën 40 vjecare tek të cilat nganjëherë duhet një mrekulli të ndodhë që ato të mbesin shtatëzëna.
”Deri më sot nuk dihet shkaktari kryesor për mungesën ovariale, por disa nga shkaqet mund të jenë ushqimi, ritmi i jetës, streset, puna dhe mos aktivizimi fizik.
Gjithashtu në grupin e shkaktarëve bënë pjesë edhe infeksioni por kjo gjë ka shërim me terapi ose tjetër.”ka deklaruar gjinekologia Aida Kumanova./Gazeta Shneta/